Lushaku-Sadriu: Rekomandimet e BE-së për liberalizim pritet të jenë pozitive

24 qershor 2018 | 14:40

Javën e ardhshme pritet të Bashkimi Evropian të dalë me vlerësimet e para rreth përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Njohësja e integrimeve evropiane, Jehona Lushaku-Sadriu, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se pret që rekomandimet të jenë pozitive.

Ajo ka folur edhe për të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim, por edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë shpresoj që rekomandimi të jetë pozitiv, me gjitha vështirësitë që Kosova ka edhe në rend dhe ligj, posaçërisht me luftimin e korrupsionit. Mendoj se matjet dhe rastet që kanë qenë, sa i përket korrupsionit, janë adresuar në mënyrën e duhur nga institucionet, me gjithë vështirësitë. Mendoj që rekomandimi do të jetë pozitiv, pastaj do të jetë aspekti i kritereve dhe qëndrimeve politike të shteteve anëtare të cilat do të vendosin se çka do të ndodhë në këtë proces”, ka thënë ajo.

Linku i plotë i intervistës: https://www.evropaelire.org/a/lushaku-sadriu-rekomandimet-e-be-s%C3%AB-p%C3%ABr-liberalizim-pritet-t%C3%AB-jen%C3%AB-pozitive/29316418.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Harry Kane ka shënuar golin e dytë për Anglinë…