Lushi akuzon Kurtin dhe LV-në: Po punojnë me ngulm ta prishin familjen

13 nëntor 2024 | 16:21

Ish-eprori i UÇK-së nga Batalioni “Atlantiku”, Uk Lushi, ka drejtuar akuzua të rënda në adresë të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Lushi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka thënë se Kurti dhe partia e tij janë duke punuar me ngulmë që ta prishin familjen.

“Albin Kurti dhe VV-ja ishin betuar dhe na kanë premtuar bashkimin Kosovë-Shqipëri, por ata po punojnë me ngulm të prishin qelizën kryesore të kombit shqiptar – FAMILJEN. Pse nuk po reagoni dhe kur do të reagoni patriotë të VV-së?! Pse dhe kur do të guxoni alamet profesorë dhe intelektualë të VV-së t’i thoni Albin Kurtit, mjaft – nuk të lejojmë të vazhdosh me keqtrajtim dhe gabime më?! A ka mbetur një guximtar apo guximtare e vetme të lëshojë zë në partinë personale të Albin Kurtit?!”, ka shkruar Lushi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi do t’i bashkohet kombëtares spanjolle…