Lushi: Gënjeshtra më e madhe është që për shtetin e Kosovës duhet komb i ri
Analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka thënë se është gënjeshtër se për shtetin e Kosovës duhet komb i ri.
Ai ka thënë se kush u thotë shqiptarëve se duhet të “deshqiptarizuar” është anti-Kosovë dhe anti shqiptarë.
“Gjermania Lindore ishte shtet por gjermanët ishin aty komb. Koretë janë dy shtete, por kanë një komb. Irlandezët janë të ndarë në dy shtete, por janë një komb. Kombet e ndara mund të kenë më shumë se një shtet dhe nuk duhet komb i ri për shtetin.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Kosovës dhe shqiptarëve u janë treguar dhe imponuar gënjeshtra të mëdha 120 vitet e fundit. Më e madhja është ajo që për shtetin e Kosovës duhet komb i ri.
Gjermania Lindore ishte shtet por gjermanët ishin aty komb. Koretë janë dy shtete, por kanë një komb. Irlandezët janë të ndarë në dy shtete, por janë një komb. Kombet e ndara mund të kenë më shumë se një shtet dhe nuk duhet komb i ri për shtetin.
Kush u thotë shqiptarëve që duhet deshqiptarizuar sepse pa e bërë këtë nuk e doni apo ndihmoni Kosovën është anti-Kosovë dhe antishqiptar. Kur provojnë t’ua shtyejnë këtë mashtrim teposhtë gërklanit, vetëm kujtoni Adem Jasharin dhe për çka ai dhe familja e tij u flijuan.