Lushi: Gjykata Speciale duhet t’i bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz dhe varrezat e dëshmorëve në Gllogjan që ta gjejë turpin e saj
Ish ushtari i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, junikasi Uk Lushi, ia ka bërë me dije Gjykatës Speciale që të vazhdoj me bastisje edhe në varrezat e Jasharëve në Prekaz edhe në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, dhe pas bastisjes të këtyre vendeve kjo gjykatë do të gjeje evidencën e turpit të saj.
“Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz. Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Gjykata Speciale duhet të bastisë rezidencën e KM Kurti që ka qenë punëtor i Adem Demaçit të UÇK-së. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e presidentes Osmani. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe babait të tij. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpitë e çdo shqiptari kudo në botë. Në to gjen evidencën e turpit të saj. Të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal”, ka shkruar ish luftëtari i UÇK-së, Uk Lushi.
Postimi i plotë i tij:
Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz. Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Gjykata Speciale duhet të bastisë rezidencën e KM Kurti që ka qenë punëtor i Adem Demaçit të UÇK-së. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e presidentes Osmani. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe babait të tij. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpitë e çdo shqiptari kudo në botë. Në to gjen evidencën e turpit të saj. Të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal.