Lushi: Kurti nuk po e kupton që po përdoret nga Greqia

22 gusht 2023 | 15:33

Veprimtari që jeton në Amerikë, Uk Lushi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën e fundit në Greqi.

Ai ka vlerësuar se shefi i ekzekutivit  është duke u përdorur nga Greqia.

Lushi ka shkruar në “Facebook” se lajkat dhe buzëqeshjet greke me Kurtin janë kurthe dhe hapa drejt planit grek për paralele.

Sipas tij, grekët do ta lidhin njohjen e Kosovës me “Zajednicën greke” në jug të Shqipërisë.

“Albin Kurti nuk po e kupton që po përdoret nga Greqia. Lajkat dhe buzëqeshjet greke me Kurtin janë kurth dhe hapa drejt planit grek për paralele. Grekët duan të shkojnë te çasti ku do lidhin njohjen e Kosovës me Zajednicë me Zajednicë greke në jug të Shqipërisë. Grekët nuk japin dhurata e as dashuri pa marrë shumë nga ti. Prandaj veprimet e pakoordinuara mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë janë rrezik për shqiptarët kudo në Ballkan”, ka shkruar Lushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtorët e Arsimit nga radhët e PDK-së në nivel komunal,…