Lushi, Kurtit: Nëse je lider sovran zhbëje marrëveshjen e Thaçit me NATO-n
19 prill 2024
| 15:59
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i ka reaguar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot ka kritikuar ish-kryeministrin Hashim Thaçi për marrëveshjen me NATO-n rreth kalimit të FSK-së në veri.
Ai e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që ta zhbëjë marrëveshjen e Thaçit me NATO-n, e cila nuk e lejon me dal FSK-n në veri pa “leje” të KFOR-it.
“Albin Kurti po kujton që Hashim Thaçi është ende komandant i Forcave të Armatosura. Albin, ti je shefi i shtetit tash. Nëse je lider sovran zhbëje marrëveshjen e Thaçit me NATO-n. Kush po të ndalë pos vetes?!”, ka shkruar Lushi në “Facebook”.