Lushtaku akuzon qeverinë: Gjendja e invalidëve të UÇK-së është e mjerueshme

15 shkurt 2024 | 16:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka folur të enjten në Kuvend për çështjen e trajtimit të invalidëve të luftës së UÇK-së në qeveria Kurti.

Ai ka thënë se invalidët e luftës nuk e gëzojnë as mbështetjen dhe as respektin e qeverisë.

“Gjendja në të cilën ndodhen invalidët është mese e dhimbshme dhe e mjerueshme. Atyre nuk u ofrohet kurrfarë lloj ndihme për të menaxhuar sado pak vështirësitë e kësaj gjendje. E tmerrshme që kemi ardhur në këtë pikë ku atyre personave që sakrifikuan nga vetja për lirinë dhe formimin e shtetit nuk u ofrohet ndihma e domosdoshme”, ka thënë Lushtaku.

Ai para deputetëve ka prezantuar një fotografi në të cilën shihet gjendja e tmerrshme e një invalidi të UÇK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën me datë 17 shkurt për përvjetorin e 16-të…