Lushtaku bën ankesë në Supreme, e krahason pushtetin e Kurtit me të Millosheviqit
Ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku i është pamundësuar kandidimi për kryetar të kësaj komune tetorit.
Kjo për shkak se Gjykata Supreme e Kosovës ia ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës” ish-nënkryetarit të PDK-së.
Në anën tjetër, edhe PZAP e ka hedhur poshtë ankesën e tij.
Lushtaku ka bërë me dije se ka bërë një ankesë edhe në Gjykatën Supreme.
“Unë kam bërë ankesë në Gjykatën Supreme. Me thënë të drejtën më së paku pres drejtësi në këtë vend. Qëllimi është me penalizuar PDK-në, sepse mua s’kanë çka mëm ba. Edhe Serbia më ka dënuar me 20 vjet, ky është pushtet i njëjtë si i Millosheviqit si i Albin Kurtit”, ka thënë Lushtaku për “Indeksonline”.
Kujtojmë se PDK e ka zëvendësuar Lushtakun me deputetin Fadil Nura për kryetar të Skenderajt, i cili më herët ka qenë nënkryetar i kësaj komune.