Lushtaku: Besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, shihemi më 9 shkurt
17 dhjetor 2024
| 17:02
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, u ka reaguar zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë pretenduar se një sondazh i UBO-s e ka nxjerr LV-në me mbi 47 për qind të votave.
Këtë sondazh, Lushtaku e ka quajtur të porositur.
Ju prezantoj sondazhet e vërteta! Besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, por me investime në shëndetësi, ekonomi, arsim dhe mirëqenie sociale. Shihemi më 9 shkurt! MERGIM LUSHTAKU 100 ”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.