Lushtaku: Dega e PDK-së në Skenderaj anulon të gjitha aktivitetet politike për ditën e hënë
26 janar 2025
| 21:39
Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku ka njoftuar se ditën e hënë ka anuluar të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj, për shkak të aksidentit të tëndë të komunikacionit në fshatin Qubrel të Skenderajte ku kanë vdekur tre persona dhe janë lënduar katër policë.
Njoftimi i plotë:
Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e 3 personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Qubrel të Skenderajt.
Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj për ditën e nesërme!
SL