Lushtaku dhe Bashota pritën në selinë e PDK-së anëtarë të kësaj partie nga Gjermania

11 gusht 2023 | 16:52

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Sokol Bashota, kanë pritur të premten në selinë e PDK-së strukturën e partisë nga Gjermania.

Lushtaku dhe Bashota kanë diskutuar me anëtarët e nëndegës për Sindelfingen, Calw, Pforzheim, Nagold, Leonberg në lidhje me forcimin e PDK-së në mërgatë dhe për aktualitetin politik në vend.

Në fund të këtij takimi, Lushtaku dhe Bashota, kanë falënderuaranëtarët e PDK-së në Gjermani për angazhimin, besimin dhe mbështetjen e madhe drejt rritjes dhe fuqizimit të partisë në mërgatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka bërë me dije të…