Lushtaku dhe Isufi ende nuk janë larguar nga Drenica dhe Ferizaj

19 dhjetor 2019 | 15:16

Dy trajnerët e skuadrave të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, Tahir Lushtaku (Drenica) dhe Bekim Isufi (Ferizaj), kishin paralajmëruar dorëheqjet e tyre në fund të stinorit vjeshtor, por ende nuk janë zyrtarizuar për shkak të mosorganizimit të klubeve në fjalë, të cilat kaluan në vështirësi të ndryshme gjatë edicionit 2019/20.

Trajneri Tahir Lushtaku përsëriti që gjasat që të mbetet te Drenica janë të vogla, por që dorëheqje nuk ka dhënë ende.

“Gjasat që unë të vazhdoj janë minimale. Është koha e fundit që të bëhet një zgjidhje e duhur për Drenicën dhe klubi të organizohet si duhet. Unë do të ulem të bisedoj me klubin vetëm nëse klubi do të ketë ndonjë ide apo plan konkret për të ardhmen. Nuk është e rëndësishme nëse unë do të vazhdoj apo jo, por që Drenica të mbetet në elitë dhe të ketë sukses në Kupën e Kosovës, ku i kemi gjasat e mira të kalojmë në gjysmëfinale”, ka thënë Lushtaku për “Olle”. Ndërsa zyrtarët e skuadrës së Ferizajt kanë filluar bisedimet me Bekim Isufin për ta vazhduar bashkëpunimin edhe në pranverë. Ende nuk është marrë ndonjë vendim nga tekniku gjilanas që, megjithatë, ka mundësi ta vazhdojë drejtimin e “Ujqërve” edhe në vjeshtë. Muaji dhjetor dhe janar i vitit të ardhshëm do të jenë vendimtarë në lidhje me fatin e dy skuadrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tendencës globale për të blerë ari s’i ka shpëtuar as…