Lushtaku: Do ta lë PDK-në në momentin që Bekim Jashari formon parti të re
01 nëntor 2018
| 18:24
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i cili është pjesë e PDK-së, ka thënë se nuk e ka problem të largohet nga kjo parti nëse kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari do të formojë parti të re politike.
“Nëse Bekim Jashari bën parti të re ose një iniciativë, unë jam i gatshëm që të jem me të. Nuk e kam asnjë problem ta lëshoj Partinë Demokratike kur është në pyetje Bekim Jashari. Një njeri si Bekim Jashari i duhet Kosovës edhe politikës”, ka thënë Lushtaku për “T7”.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari nuk e përjashton mundësinë e themelimit të një partie të re.