![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/lushtaku.jpg)
Lushtaku hedh dyshime: LV-ja duke dashur ta godas Konjufcën, uli pagat e administratës së Kuvendit
Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Mërgim Lushtaku, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë për koeficientin e Ligjit të Pagave.
Ai ka hedhur dyshime se mund të ketë inate partiake brenda Vetëvendosjes pasi me koeficientin e prezantuar, pagat e zyrtarëve të administratës së Kuvendit janë ulur për rreth 40 për qind.
Lushtaku ka thënë se me këtë LV-ja ka dashur ta godet bashkëpartiakun e tyre, Glauk Konjufcën, i cili është kryetar i kuvendit.
“Kuvendit të Kosovës ia keni ulë pagat rreth 40 për qind. Nuk e di a keni inate politike që me e godit sektorin ku punon një udhëheqës i juaji siç është kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca apo e keni bërë me iu hakmarrë administratës së Kuvendit që është tallje për mendimin tim”, ka thënë Lushtaku gjatë raportimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati në këtë komision.