Lushtaku heq dorë nga privilegjet e Kuvendit të Kosovës

08 shkurt 2022 | 23:14

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka bërë të ditur përmes një statusi në llogarinë e vet në ‘facebook’ se nga sot do të heq dorë nga privilegjet të përcaktuara për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Të dashur qytetarë,

Gjatë këtyre ditëve është bërë aktuale çështja e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve. A është bërë me qëllim të shpërqëndrimit të vëmendjes tuaj nga shtrenjtimi i rrymës elektrike, apo jo, gjykojeni secili me mendje të kthjellët.

Për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, e ndjej për obligim që të jap disa sqarime.

Si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga viti 2017 sa kam hyrë në politikë, për katër vite (2017, 2018, 2019, 2020) kam shpenzuar 0 (zero) cent, ndërsa tani jam informuar nga mediat për kompensimet e udhëtimit për vitin 2021.

Duke e kuptuar indinjatën tuaj, marrë parasysh gjendjen socio ekonomike në vend shpreh keqardhjen time dhe njëherit ju bëj me dije që nga sot do të heq dorë nga këto privilegje të përcaktuara për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mergim Lushtaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United nuk ka arritur të shkojë më shumë se…