Lushtaku i kundërpërgjigjet Lladrovcit: Ai është fallxhor, me Bekim Jasharin s’jemi në luftë

01 qershor 2021 | 12:19

Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovcit, në lidhje me deklaratën se Lushtaku nuk do të kandidojë për kryetar të Skenderajt, ani pse ky i fundit zyrtarisht e ka shpallur kandidaturën.

Lladrovci ka deklaruar mbrëmë  në një debat televiziv se Lushtaku me Bekim Jasharin janë dakorduar, që ai të largohet nga gara për të parin e kësaj komune.

Për krejt këto deklarata, ka reaguar Sami Lushtaku.

Ai e ka quajtur fallxhor, Ramiz Lladrovcin, derisa ka mohuar se ka heq dorë nga kandidimi për të parin e Skenderajt.

“Ramiz Lladrovci është fallxhor. Unë takohem për kafe me Bekim Jasharin, nuk ka asgjë aty. Nuk jemi marr vesh për asgjë. Unë do të jem kandidat i PDK-së, për kryetar të Skenderajt. Nuk ka ndryshuar asgjë, do t’i hyjë kësaj gare, nuk ka marrëveshje me Bekimin”, ka theksuar ai për “Insajderin”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, ka shqyrtuar raportin vjetor të…