
Lushtaku inspekton punimet e disa projekteve infrastrukturore në Skenderaj
30 tetor 2019
| 16:30
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka inspektuar punimet në rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Klinë dhe segmentet e rrugëve në fshatrat Tërrnac, Kopiliq dhe Leqinë.
Gjatë inspektimeve, Lushtaku ka qenë i shoqëruar nga drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, ku janë njoftuar me dinamikën e punimeve që janë duke u kryer.
Banorët e këtyre fshatrave janë shprehur të kënaqur me investimet që po ndodhin në përmirësimin e infrastrukturës në këtë pjesë.
/Epoka e re/