
Lushtaku inspekton punimet në fshatin Polac
13 shtator 2019
| 14:48
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku drejtoreshën e Urbanizmit, Sanie Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë kanë inspektuar punimet e realizimit të projektit për asfaltimin e rrugëve në fshatin Polac, ku do të trajtohen 15 segmente me asfalt me një gjatësi 3 kilometra.
Këto investime janë duke u mirëpritur mjaft shumë nga banorët e fshatit Polac, të cilat sipas tyre do ta përmirësojnë infrastrukturën rrugore në këtë pjesë.