Lushtaku inspekton punimet për renovimin e Qendrës së Kulturës në Skenderaj
18 tetor 2018
| 11:31
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dhe drejtoresha e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Sanije Ahmeti, me bashkëpunëtorë, kanë inspektuar të mërkurën realizimin e projektit për renovimin e objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”.
Projekti i renovimit është duke u realizuar sipas dinamikës së planit të punës nga kompania e kontraktuar dhe aktualisht po rinovohet pjesa e brendshme e objektit, i cili po shndërrohet në një objekt modern me një ambient krejtësisht të ri.
Projekti i renovimit të objektit të Qendrës së Kulturës është financim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Skenderajt.