Lushtaku ironizon për hedhjen e ujit: Qeveria ka nevojë për freskim

13 korrik 2023 | 14:36

Deputeti Mërgim Lushtaku, ka thënë se aksioni i PDK-së ndaj partisë në pushtet, ishte reagim ndaj Qeverisë së Kosovës që bashkëpunon me kriminel si Milan Radojiçiq.

Ndërsa spërkatjen me ujë ndaj kryeministrit Albin Kurti, Lushtaku e ka quajtur freskim të qeverisë.

Lushtaku ka thënë se sulmi në Kuvend ishte i koordinuar nga qeveria, të cilët sipas tij, ishin të gatshëm që të veprojnë në çdo formë për t’ua nënçmuar aksionin politik.

“Edhe nëse më vrasin kam me qëndruar i fortë qysh ka qëndrua familja ime në kohën më të vështirë ndaj okupatorit serb. Edhe pse mundohen me na e ndalë fjalën e lirë, ata kurrë nuk do të munden me na ndalë. Sepse të gjithë dëshmorët  e kombit janë sakrifikuar për këtë liri”.

“Si aksion politik që pati PDK-ja me paraqitjen e pankartave, se kjo qeveri është ‘Zdravo’, e në këtë frymë nuk e kemi prit që një zëvendëskryeministër të dhunojë demokracinë. Prandaj unë duke parë të gjitha këto sulme drejt meje dhe kolegëve të mi, ku një shishe me ujë komplet më është gjuajtur mua nga zëvendëskryeministri Bislimi, ku edhe ministrja Haxhiu erdhi më shtyu dhe ministri Murati kishte një mjet të fortë, e natyrshëm edhe unë kam reaguar. Sa i përket shishes me ujë, besoj që të gjithë kanë nevojë për freskim, e më së shumti kjo qeveri”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angel Di Maria nuk do të jetë largimi i vetëm…