Lushtaku: Jemi 100% të sigurt në fitoren që do të hapë një kapitull të ri për Kosovën

14 janar 2025 | 21:46

Mërgim Lushtaku, kandidat i PDK-së për deputet, ka thënë se janë 100 për qind të sigurt për fitoren e madhe, që do të hapë një kapitull të ri për Kosovën.

Ai ka thënë se “çdo qytetar, çdo takim, çdo mendim po shndërrohet në një frymëzim të fuqishëm për të rikthyer vendin tonë në rrugën e drejtë, aty ku meriton të jetë”.

“Ne nuk ndalemi!
Me vendosmëri të palëkundur dhe me zemër plot besim, jemi 100% të sigurt në fitoren e madhe që do të hapë një kapitull të ri për Kosovën!
Çdo qytetar, çdo takim, çdo mendim po shndërrohet në një frymëzim të fuqishëm për të rikthyer vendin tonë në rrugën e drejtë, aty ku meriton të jetë!
Nuk do të ndalemi asnjë çast, derisa drejtësia, dinjiteti dhe mundësitë e barabarta të jenë pjesë e jetës së çdo qytetari.
Ky është momenti i ndryshimit, momenti kur bashkërisht do ndërtojmë një të ardhme më të ndritur!
Kosovës i ka ardhur koha për të lulëzuar!
Kosova meriton #mamirë

#131PDK
#BedriHamza1
#MergimLushtaku100 ”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Po ashtu, ai sot gjatë ditës ka vizituar tri biznese prodhuese: Valoni Company, Xani Decor dhe Lindi Doors, ku u njoh me sfidat dhe mundësitë që ato përballen çdo ditë.

Postimi i tij i plotë:

Sot, pata mundësinë t’i vizitoj tri biznese prodhuese: Valoni Company, Xani Decor dhe Lindi Doors, ku u njohëm me sfidat dhe mundësitë që ato përballen çdo ditë.
Gjatë këtyre vizitave, theksova rëndësinë e mbështetjes për sektorin e prodhimit dhe theksova nevojën për politika që nxisin rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve reja të punës.
Kjo ishte një mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt kërkesat dhe shqetësimet e bizneseve si dhe për të siguruar mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori kaq të rëndësishëm për ekonominë.

#Mamirë
#PDK131
#BedriHamza1
#MergimLushtaku100

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri dhe lideri i LV-së, Albin Kurti, ka postuar foto…