Lushtaku: Jemi në bisedime edhe me deputetët joshqiptarë për ta votuar Trustin

02 qershor 2022 | 14:36

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke tentuar t’i bindë deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta votuar Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për votimin e të cilit nevojitet shumica e thjeshtë.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ka quajtur injorues dhe arrogantë deputetët të cilët nuk janë duke e përkahur këtë iniciativë.

Lushtaku ka thënë se kanë diskutuar edhe me zyrtarë të Trustit, të cilët sipas tij kanë theksuar se tërheqja e mjeteve nuk paraqet ndonjë problem.

“Ne jemi duke u angazhuar maksimalisht që t’i bindim së pari të gjitha institucionet e vendit, sidomos ato që kanë pjesën e përmbushjes së këtij ligji. Kemi diskutuar edhe me Fondin Pensional të Kosovës edhe ata na kanë thënë se asnjë problem nuk paraqitet nëse aprovohet ligji për tërheqjen e 30 për qind nga Fondi Pensional i Kosovës. Dhe në këtë drejtim ne e kemi parë arsyeshmërinë e aspektit ekonomik të përmbushjes së kësaj nisme. Por, sigurisht kjo pjesë mbete tek ndërgjegjja e deputetëve, sidomos të atyre të pozitës, sepse po tregohen injorues ndaj kërkesave të qytetarëve. Po ashtu,  po tregohen të shurdhër ndaj kërkesave të qytetarëve dhe fatkeqësisht këtë arrogancë ata po e arsyetojnë më votën që u ka dhënë qytetari më 14 shkurt, mbi 50 për qind. Fatkeqësisht ne e dimë që kjo qeveri po mendon që demokracia përfundon vetëm në zgjedhje”, është shprehur ai për “EO”.

Më tutje, Lushtaku ka thënë se habitet sesi deputetët e minoriteteve e përkrahin një Projektligj të tillë, por jo edhe ata të Vetëvendosjes.

“Unë dhe të gjithë kolegët deputetë të opozitës jemi duke lobuar tek secili deputet i pozitës ata që janë shqiptarë dhe ata që nuk janë shqiptarë dhe besoj që në numër të madh do të kemi mbështetje edhe tek minoritetet. Kur e shoh që minoritetet e Kosovës po mbështesim një ligj për tërheqjen e 30-përqindëshit unë çuditem më deputetët e Vetëvendosjes s’i e kanë këtë qetësi të tyre kur çdo ditë përveç nesh si deputetë bëjmë thirrje tek këta, bëjnë thirrje edhe shumë qytetarë sikur janë gazetarët, shërbyesit civilë,  policët, zjarrfikësit dhe mësimdhënësit. Të gjithë i bëjnë kërkesë çdo deputeti edhe ne që jemi pro na bëjnë thirrje sa më parë të votohet tërheqja e Trustit”, ka thënë Lushtaku.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se çdo projektligj që iniciohet nga opozita nuk përkrahet nga pozita. Ai ka thënë ë se deputetët duhet të vendosin mbi interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Deri më tani nuk merr asnjë mbështetje nga pozita, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo. Ne besojmë se deputetët në fund të ditës janë deputetë të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ata duhet të vendosin mbi interesat e partive politike dhe nëse ata nuk vendosin mbi interesat e partive politike më të vërtetë më nuk e kanë asnjë kredibilitet që t’i përfaqësojnë edhe qytetarët e vet”.

“Nëse ata e bëjnë një statistikë personale të tyre si deputetë, besoj që në çdo takim pyeten nga qytetarët e Republikës së Kosovës se kur do të votohet Trusti, sepse kjo kërkesë nuk vjen se ne i kemi thënë pyetini ata. Qytetarët i kanë komunikimet drejtpërdrejtë më deputetë, por me të vërtet është nevojë imediate që të kenë disa të hyra sa për t’i mbuluar shpenzimet e tyre të përditshme të vështirësuara për shkak të krizës ekonomike dhe kjo më të vërtet do ta kishte lehtësuar jashtë mase krizën ekonomike me të cilën përballohen familjet tona në këtë kohë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja e ka kaluar…