Lushtaku jep lajmin e mirë: Nga Liqeni i Ujmanit furnizimi me ujë është stabil
Kryeshefi i NH Ibër Lepencit, Berat Lushtaku ka vizituar gjatë ditës së sotme liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok.
Në një njoftim për publik thuhet se niveli i ujit në liqenin e Ujëmanit është nivel te kënaqshëm. Rrjedhimisht me përpikmëri po bëhet edhe furnizimi me ujë për ujësjellësit e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderaj, Prishtinës dhe Drenasit.
Gjithashtu, furnizimi me ujë për industritë siç janë: Termocentrali Kosova B dhe Feronikeli, do të bëhët pandërprerë me ujë, sipas kërkesave të tyre, raporton frontonline.
“Vlen të theksohet se edhe për kundër gjendjës aktuale nga Pandemia COVID-19, ndërmarrja është e organizuar mirë në fuknsion të kryerjës së detyrave të saj, duke filluar nga Menxhmenti, stafi teknik profesional dhe të gjithë punëtorët e saj”, bëhet e ditur në komunikatë.
Ndërkohë ndërmarrja siguron të gjithë klientet e saj se do të ketë sigurim të pa ndërprerë me shërbim publik dhe se do të kujdeset maksimalisht në ruajtjën e shëndetit të të punësuarve duke respektuar planin emergjent të ndërmarrjës si dhe udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës.