Lushtaku, Haradinajt: Koha kur partitë e vogla e shihnin si dhuratë karrigen e kryeministrit ka përfunduar, Hamza është ndryshimi

14 nëntor 2024 | 16:25

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka thënë se ka kaluar koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e kryeministrit si dhuratë me rrotacion.

Këtë deklaratë, Lushtaku e ka dhënë pas propozimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar që posti i kryeministrit të ndahet me rrotacion në mes të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Ai ka thënë se vetëm me Bedri Hamzën, ndryshimi i vërtet është i mundur.

“Koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar. Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike dhe premtime boshe. Është koha për një udhëheqje që sjell stabilitet dhe zhvillim të vërtetë ekonomik, për arsim cilësor dhe sistem shëndetësor që vendos qytetarin në qendër. Me Bedri Hamzën, ndryshimi i vërtetë është i mundur. Ai nuk premton kot, por punon për një Kosovë të drejtë dhe të fortë. Kosova meriton ma mirë!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U21 e Kosovës ka fituar ndeshjen e parë miqësore…