Lushtaku: Kryeministri ia caktoi 55 euro çmimin qytetarit, i mirë është për opozitë

29 tetor 2024 | 21:45

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik, duke filluar nga 1 janari.

Lushtaku ka shkruar se me këtë vendim, kryeministri ia ka caktuar çmimin qytetarit në vlerë prej 55 eurosh, për zgjedhjet që do të vijnë.

“55 euro është çmimi që kryeministri ia caktoi qytetarit për zgjedhjet që po vijnë, shtoja kësaj edhe disa lëmosha të tjera”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka shtuar se përgjatë këtyre viteve, kryeministri nuk e ka bërë asnjë punë që do të mbahet në mend.

“Albin, i mirë je për opozitë”, ka shkruar tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali u…