Lushtaku: Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?
21 nëntor 2023
| 11:30
Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar lidhur me zjarrin që sot e ka përfshirë Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ai ka shprehur dyshime se dikujt po i pengon ky institut, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka pyetur se kujt po i pengon ky institucion.
“Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?”, ka shkruar Lushtaku.