Lushtaku kujton masakrën e Izbicës: Kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës.
Në këtë masakër janë vrarë 147 persona, ndër ta gra, fëmijë, burra e pleq.
Lushtaku është shprehur se kjo plagë nuk do shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës.
“147 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan mizorisht me 28 Mars 1999 në Izbicë. Vrasja, masakrimi e shfarosja ishte qëllimi i këtij krimi serb në Izbicë, i cili lëkundi deri në palcë edhe ndërgjegjen ndërkombëtare për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve”.
“Kjo plagë e madhe e jona nuk do të shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.