Lushtaku: Kushtetuesja ndali tentimin e pushtetit për t’i shantazhuar punëtorët e sektorit publik
03 gusht 2023
| 16:45
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për zyrtarët publikë.
Ai ka bërë me dije se sot Gjykata Kushtetuese ka rrezuar tentimin e pushtetit për t’i shantazhuar dhe politizuar punonjësit e sektorit publik.
Lushtaku ka rikujtuar frazën e Albin Kurtit, i cili në vitin 2015 thoshte se kush e shkel Kushtetutën është superkriminel.
“Njeriu që shkel Kushtetutën është superkriminel, në vitin 2015 kështu deklaronte Albini i versionit 2015. Tentimi i pushtetit për t’i shantazhuar e politizuar ata që punojnë në sektorin publik nuk kaloj. Gjykata Kushtetuese njoftoj që Ligji nr. 08/L-197 për zyrtarët publik është në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.