Lushtaku: Largimi i avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve gëzon vetëm Beogradin dhe ata që flasin shqip e mendojnë serbisht
23 gusht 2024
| 22:20
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar lidhur me çështjen e largimit të avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve.
Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Lushtaku ka thënë se largimi i avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve gëzon vetëm Beogradin, shizofrenët dhe ata që flasin shqip e mendojnë serbisht.
Lushtaku në reagimin e tij ka thënë se Qeveri po vepron kundër çlirimtarëve duke i helmuar qytetarët me lajme të pavërteta.
“Qeveria e propagandës dhe secili qytetar që ka dyshime, duhet ta dij që nëse çlirimtarët nuk triumfojnë në këtë proces mjaft kritik, në rrezik vihet vet sovraniteti i Kosovës, sepse logjikshëm, nëse kontestohet lufta e pastër e UÇK-së, cënohet edhe vet pavarësia e Kosovës” shkruan Lushtaku.
Postimi i plotë: