Lushtaku lë Feronikelin, transferohet në Gjermani

10 janar 2018 | 18:01

Ishin të paktë futbollistët e Kosovës që e kishin mundësinë të depërtonin në Evropë përmes futbollit të Kosovës. Mirëpo, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, dyert janë hapur edhe për ta. Kohë pas kohe, futbollistë të Superligës transferohen në klube evropiane. Dhe, një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi.

Në fakt, Kreshnik Lushtaku e ka lënë futbollin kosovar për ta vazhduar karrierën në Gjermani, në vendin ku e kishte kaluar një pjesë të jetës. Mesfushori ofanziv ka nënshkruar me klubin nga ligat inferiore gjermane, CfR Pforzheim.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, i cili konsideron se me 23-vjeçarin ka bërë një “goditje” të madhe. “Është ekzakt përforcimi të cilin po e kërkonim”, ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman Torsten Heinemann, raporton “zeri.info”.
Lushtaku i ka kaluar vitet e fundit në Kosovë, ku luajti për Drenicën, Prishtinën dhe Trepçën ’89.

Ai luan në krahun e djathtë dhe është lojtar mjaft kualitativ. Lushtaku i është bashkuar ekipit të ri të martën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Maloku 1. Kosova si shteti më ri në Evropë,…