
Lushtaku mbërrin në Hagë, pritet në ambasadën e Republikës së Kosovës
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, sot gjatë ditës është pritur në ambasadën e Republikës së Kosovës në Holandë.
Lushtaku ka qenë i shoqëruar nga tre deputetë të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
Bashkë më ta ka qenë edhe Driton Lajqi Lajçi, i cili është shef i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencialë nga Gjykata Speciale.
“Pritje për Gjeneral Lushtakun në Ambasadën e Kosovës. Ambasadori në Holandë, së bashku me stafin e tij, pritëm Gjen. Sami Lushtakun, bashkë me deputetët e Kosovës, Milaim Zeka, Ganimete Musliu e Mergim Lushtaku. Në Hagë ka mbërritur edhe Driton Lajçi” ka shkruar Milaim Zeka në profilin e tij në “Facebook”.
Sonte në Hagë ka ka përfunduar intervistimi i Rrustem Mustafës-Remi, ndërsa Lushtaku pritet që të intervistohet në ditët në vijim.