Lushtaku merr mbështetje nga të rinjtë e Skenderajt për deputet
17 shtator 2019
| 12:04
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka marrë mbështetje nga të rinjtë e Skenderajt për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Ai ka thënë se të rinjtë dhe të rejat janë mbështetësit kryesorë në rrugëtimin e tij politik.
“Sot e kalova ditën me rininë e Skënderajt, me ç’rast biseduam për mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këta djem dhe vajza janë mbështetësit kryesorë në rrugëtimin tim politik, prandaj dua t’i falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që po më japin mua dhe Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/