Lushtaku mirëpret djalin e Jakup Krasniqit në PDK: Altini vjen me një vizion të qartë dhe energji të reja

05 dhjetor 2024 | 16:14

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka mirëpritur anëtaresimin e djalit të Jakup Krasniqit në PDK-së.

Lushtaku ka shkruar në “Facebook” se Altini ka zgjedhur ta ndjek rrugën e angazhimit për një Kosovë më të mirë.

“Altin Krasniqi, djali i zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka zgjedhur t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, duke ndjekur rrugën e angazhimit për një Kosovë më të mirë. I përgatitur dhe profesionist, Altini vjen me një vizion të qartë dhe energji të reja për të kontribuar në zhvillimin e vendit përmes PDK-së, duke u frymëzuar nga trashëgimia e babait të tij, një simbol i luftës dhe sakrificës për liri. Urime dhe suksese, Altin, në shërbimin tënd ndaj Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj të…