Lushtaku: Ndaj Prishtinës për rezultat pozitiv
30 gusht 2018
| 10:49
Trajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku, ka bërë me dije se skuadra nga Skenderaj synon rezultat pozitiv ndaj Prishtinës në ndeshjen e tretë të këtij edicioni që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, duke e ditur forcën që ka Prishtina si dhe faktin që luajmë si mysafirë. Do të jemi maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshje dhe do të mundohemi të marrim rezultat pozitiv. Duhet të jemi realë se Prishtina ka një super ekip, të përforcuar mjaft mirë dhe është skuadra numër një në vend”, ka thënë Lushtaku.