Lushtaku ngre padi ndaj Vetëvendosjes për ‘shpifje dhe dëmtim të reputacionit’
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se Sami Lushtaku do të dorëzojë sot (e hënë) padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “për shpifje dhe dëmtim të reputacionit”.
Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrën e avokates Besjana Ismajli, e cila kryeson ekipin mbrojtës të Lushtakut.
“Të nderuar përfaqësues të mediave,Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar lidhur me padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit. Konferenca do të mbahet në zyrën e avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: Ulpianë, rr. ‘Motrat Qiriazi’ D-4, hyrja 1, nr. 2. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në ora 14:00.Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur për të pasqyruar saktësisht këtë hap të rëndësishëm ligjor”, ka njoftuar PDK-ja.