Lushtaku, Nura e Geci, më të votuarit në Degën e PDK-së në Skenderaj (Dokument)
22 prill 2019
| 11:37
Dje kanë përfunduar zgjedhjet e brendshme në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, ku kryetar i kësaj dege është rizgjedhur Sami Lushtaku.
Ndërsa në garën për Këshill Drejtues të kësaj dege, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka dal më i votuari me 174 vota, i pasuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Fadil Nura me 171 vota dhe kryetari i Nëndegës së kësaj partie në Llaushë, Arbër Geci, i cili ka marrë 157 vota të delegatëve të Kuvendit Zgjedhor.
/Epoka e re/