![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/129268195_3565012903579867_5228343595020287966_o.jpg)
Lushtaku: Pa PDK-në asnjë proces nuk ec përpara
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është shprehur i lumtur për kalimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere përgjatë ditës së sotme.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar edhe amandamentet e propozuara nga partia e tij, si forma plotësuese të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Ai ka kritikuar qeverinë që iu deshën kaq shumë muaj të reflektoj mbi kërkesat e PDK-së, duke thënë se pa PDK-në asnjë proces nuk ec përpara.
Postimi i plotë i Lushtakut:
Lajm fantastik, kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.
Kërkesat e PDK-së të cilat janë propozuar përmes amandamenteve janë si në vijim:
– Pako prej 200 milionë eurove për bizneset.
– Mbështetje prej 300 eurove për tre muaj për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë.
– Rimbursimi i 10% të mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional i Kosovës, për të gjithë ata që kanë deri në 9.999.00 euro.
– Lirimi nga TVSh-ja për lëndën e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore, pavarësisht a eksportohen jashtë vendit a jo.
Mëkat që Qeverisë i’u deshën kaq shumë muaj të reflektoj mbi kërkesat tona të cilat vetëm e kanë pasuruar dhe i kanë dhënë përmbajtje këtij projektligji por edhe i kanë dhënë zgjidhje konkrete problemeve të qytetarëve.
Ajo që vlen të theksohet është se PA PARTINË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS asnjë proces nuk ec përpara dhe se është partia e vetme racionale në Kosovë që interesin qytetar e vendos mbi atë partiak.
Tani presim që ky projektligj të kaloj sa më shpejt në lexim të dytë në Kuvend.