Lushtaku pas vdekjes së Raketës: Ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së

19 mars 2024 | 11:30

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, ish-truprojës së Hashim Thaçit, njëherësh ish-ushtar i UÇK-së.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lushtaku thotë se i ndjeri ishte ushtar i dalluar dhe njeri me virtyte të larta njerëzore për të cilat do ta kujtojnë gjithmonë.

“I dhembshëm lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, mikut e bashkëqytetarit tonë, Xhavit Ferizi – Raketa. Raketa ishte prej luftëtarëve të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i hershëm i Presidentit Hashim Thaçi, njeri me virtyte të larta njerëzore për të cilat do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllime familjes Ferizi, miqve dhe dashamirëve! Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Julia Navalnaya, e veja e disidentit Alexei Navalny tha sot…