Lushtaku: PDK-ja nuk do ta votojë Projektligjin për caktimin e pagës minimale
13 maj 2022
| 12:33
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku në emër të GP të PDK-së, ka bërë me dije se kjo parti nuk do ta votojë Projektligjin për caktimin e pagës minimale.
“Ne nuk do ta votojmë Projektligjin për caktimin e pagës minimale dhe shkallëve tatimore në të ardhurat personale vjetore, sepse shkel rregullat e përcaktimit të pagës minimale dhe bën ndryshimin e një numri ligjesh, përmes të cilave preken pjesët më të ndjeshme të shoqërisë sonë – personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët e luftës”, ka thënë Lushtaku në seancën e sotme të Kuvendit.