Lushtaku për Memli Krasniqin: I përgatitur, ambicioz e profesional

03 korrik 2021 | 16:25

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas zgjedhjes së Memli Krasniqit si kryetar i partisë.

Lushtaku në Facebook ka postuar një fotografi të tij bashkë me Krasniqin e Çitakun, teksa ka folur fjalë të mëdha për kreun e ri të PDK-së, duke e quajtur shembull të një të riu të përgatitur e ambicioz.

“Memli Krasniqi është shëmbulli i një të riu të përgatitur dhe ambicioz, i cili me angazhimet e tij që nga aktivisti i rinisë e deri tek organet udhëheqëse të partisë, ka dëshmuar se përgatitja profesionale, puna dhe përkushtimi në aktivitetin politik janë dëshmi e arritjeve të mëdha. Ai nga sot është kryetar i zgjedhur i PDK-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Memli Krasniqi është shëmbulli i një të riu të përgatitur dhe ambicioz, i cili me angazhimet e tij që nga aktivisti i rinisë e deri tek organet udhëheqëse të partisë, ka dëshmuar se përgatitja profesionale, puna dhe përkushtimi në aktivitetin politik janë dëshmi e arritjeve të mëdha. Ai nga sot është kryetar i zgjedhur i PDK-së.

Memlit ja uroj pozitën e re në krye të PDK-së, duke i dëshiruar punë të mbarë e suksese në misionin e tij për rikthimin e PDK-së si lidere e pluralizmit politik dhe udhëheqëse e shtetit të Kosovës. Ai është një frymë dhe energji e re për të cilën ka shumë nevojë PDK por edhe e gjithë Kosova! .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, njëherit edhe kryetari I LVV-së, Albin Kurti…