Lushtaku për qeveritarët: Duhet t’i largojmë nga pushteti këta mashtrues dhe nostalgjikë të Jugosllavisë

14 korrik 2023 | 12:48

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka reaguar për zhvillimet e djeshme në Kuvend, ku ishte goditur me shishe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Me këtë rast, ai ka falënderuar qytetarët e Kosovës të cilët i kanë dalë në mbështetje.  Po ashtu, ai ka kërkuar nga qytetarët që të mobilizohen bashkërisht dhe ta largojnë nga pushteti qeverinë “Zdrvo”.

“Duke ju falënderuar për mbështetjen tuaj, me krenari e them se e kemi obligim që këta mashtrues t’i largojmë sa më shpejt nga qeveria dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme! Sepse, këta nuk e vlerësojnë kontributin e UÇK-së, përdhosin veteranët, familjet e dëshmorëve, nuk ofrojnë zgjidhje për problemet reale, nuk punojnë, fusin frikë në administratën shtetërore dhe ua bëjnë jetën e pa rehatshme në mënyrë që ata t’i lëshojnë vendet e punës që më pas t’i zëvendësojnë me militantët e tyre partiak, sektorin privat duan ta zhdukin nga veprimtaria ekonomike, pastaj intrigojnë dhe mashtrojnë qytetarët kinse po mbrojnë sovranitetin mirëpo në realitet i shërbejnë vetëm Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Dje, pas dhunës së ushtruar nga qeveria e “Zdravos”, kam pranuar mijëra telefonata dhe mesazhe që nuk kam mundur t’u përgjigjem.

Duke ju falënderuar për mbështetjen tuaj, me krenari e them se e kemi obligim që këta mashtrues t’i largojmë sa më shpejt nga qeveria dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme!

Sepse, këta nuk e vlerësojnë kontributin e UÇK-së, përdhosin veteranët, familjet e dëshmorëve, nuk ofrojnë zgjidhje për problemet reale, nuk punojnë, fusin frikë në administratën shtetërore dhe ua bëjnë jetën e pa rehatshme në mënyrë që ata t’i lëshojnë vendet e punës që më pas t’i zëvendësojnë me militantët e tyre partiak, sektorin privat duan ta zhdukin nga veprimtaria ekonomike, pastaj intrigojnë dhe mashtrojnë qytetarët kinse po mbrojnë sovranitetin mirëpo në realitet i shërbejnë vetëm Serbisë dhe Rusisë.

Në arenën ndërkombëtare asnjëherë më parë pozicioni i Kosovës nuk ka qenë më i brishtë, mirëpo e rëndësishme për ta është që pozicioni dhe koordinimi i tyre të jetë i mirë me Milan Radojçiq – ndërmjetësuesin e Vuçiqit.

Për këto dhe shumë arsye tjera të cilat vështirë se mund të përmblidhen në një status të vetëm, i gjithë populli më masovisht se kurrë duhet të zgjohet dhe t’i thotë stop qeverisë zdravo – qeverisë nostalgjike të Jugosllavisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altuna Sejdiu, këngëtarja e njohur si Tuna feston sot ditëlindjen.…