Lushtaku përkujton ‘Sandokanin’: Ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka përkujtuar ish-eprorin e UÇK-së, Abedin Rexha – “Sandokani”.
Në 26-vjetorin vdekjes së tij, Lushtaku ka shkruar në “Facebook”, se Rexha ishte njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Në 26-vjetorin e rënies, me nderin dhe krenarinë më të madhe kujtojmë bashkëluftëtarin Abedin Rexha – ‘Sandokani’. Abedini ishte njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trim i rrallë, organizator dhe strateg i madh, virtyte për të cilat u emërua komandant i Brigadës 112 ‘Arben Haliti’ deri sa u vra tragjikisht më 8 tetor 1998. Kontributi i Abedinit për krijimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe do të kujtohet gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së Abedin Rexhës – Sandokanit!”, ka shkruar Lushtaku.