Lushtaku prezanton Mentor Mehmetin për anëtar të asamblesë komunale
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtku, e ka prezantuar sot Mentor Mehmetin si kandidatin e parë të Partisë Demokratike të Kosovës për anëtar të asamblesë komunale në Skenderaj.
Lushtaku ka thënë se Mehmeti shumë i zgjuar i një familje të jashtëzakonshme, që pavarësisht sfidave të jetës ai nuk dorëzohet asnjëherë!.
Postimi i plotë i Lushtakut në “Facebook”:
Në ditëlindjen e tij të 45-të, duke i dëshiruar shëndet e jetë të gjatë, sot e prezentoj Mentor Mehmetin edhe si kandidatin e parë të Partisë Demokratike të Kosovës për anëtar të asamblesë komunale në Skenderaj.
Një djalë shumë i zgjuar i një familje të jashtëzakonshme, që pavarësisht sfidave të jetës ai nuk dorëzohet asnjëherë!
Mentori është vlerë e shtuar për ne!
Shëndet, jetë të gjatë e suksese për Mentorin! SL