Lushtaku: Qeveria Kurti do të mbahet mend vetëm për demagogji
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Projektligjin për Buxhetin, i cili sot po diskutohet në lexim të dytë në Kuvend e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se PDK-ja nuk do ta voton këtë projektligj, duke thënë se është padrejtë
Në adresimin e tij para deputetëve, Lushtaku ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahem mend vetëm për demagogji.
“Kjo Qeveri do të mbahet mend vetëm për demagogji, për mungesë të transparencës, fshehje të hajnive dhe degradim të çdo institucioni”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo qeveri po ndikon në largimin e qytetarëve nga Kosova.
“Qytetarët po e humbin çdo ditë interesimin për të jetuar në Kosovë. Qeveria Kurti nuk ka ditur të sjellë një projekt të madh që të zvogëlojë varfërinë në Kosovë. Ne ende kemi qytetarë që jetojnë me nga 45 euro në muaj”, ka deklaruar Lushtaku.