Lushtaku: Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë

19 korrik 2019 | 19:51

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se Ramush Haradinaj do të dalë fitimtar edhe në betejën me Gjykatën Speciale

“Me shqetësim mora lajmin për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, mikut tim Ramush Haradinaj. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër dhe e tillë është dëshmuar në vazhdimësi, para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare. Ashtu si në të kaluarën, Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Pefqeli zyrtarisht është futbollist i Llapit. Ai sot është…