Lushtaku reagon pas aktakuzave të Speciales: Lufta e UÇK-së do të mbetët përjetësisht e drejtë
Pas konfirmimit të aktakuzave të ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe deputetit Rexhep Selimi, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku.
Lushtaku, përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se lufta e saj është e drejtë.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë!”, ka shkruar Lushtaku.
Deputeti Lushtaku ka kërkuar unitet politik në kohën kur, siç thotë ai, vendi po përballet me procese të rënda politike.
“Tani, më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet të forcave politike përballë këtyre proceseve të rënda që po kalon bërthama e shtetësisë UÇK-ja dhe vet shteti ynë”, ka shkruar Lushtaku.