Lushtaku: Rimëkëmbjen e Kosovës e bëjnë kuadrot e guximshme të PDK-së
02 shkurt 2021
| 22:42
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku ka vizituar sot Komunën e Fushë Kosovës.
Ai është takuar me mbështetësit e PDK-së, ku ka thënë se mobilizimi që po shohin po i bën tejet optimist për zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton Periskopi.
“Pritje e jashtëzakonshme në Fushë Kosovë. Ky mobilizim që po e shohim gjithandej vendit na bën tejet optimistë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Rimëkëmbjen e Kosovës e bëjnë vetëm kuadrot profesionale dhe të guximshme të PDK-së!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.