Lushtaku së bashku me Rifat Jasharin vizituan familjen Geci
Sami Lushtaku, ish- kryetar i Komunës së Skenderajt dhe një nga komandantët më të dalluar të UÇK-së, ka qëndruar të dielën në familjen e Sabit Tafil Geci, i cili është liruar nga burgu para disa ditësh.
Gjatë kësaj vizite, Lushtaku ka qenë i shoqëruar nga Rifat Jashari, deputeti Mërgim Lushtaku, etj.
Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është ndjenjë e mirë kur bashkëluftëtarët i kthehen familjes e shoqërisë.
“Është liruar nga burgu edhe Sabit Tafil Geci, andaj së bashku me bacën Rifat Jashari, më bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të tjerë, ishim për vizitë në familjen Geci në Llaushë. Është ndjenjë e mirë kur bashkëluftëtarët i kthehen familjes e shoqërisë. Uroj që shpejt të lirohet edhe gjenerali Sylejman Selimi, i cili tash e sa kohë po mbahet padrejtësisht në burg, pa vendim të plotfuqishëm ligjor”, ka shkruar Lushtaku.
/Epoka e re/