Lushtaku takohet me përfaqësuesit shqiptarë të Graçanicës, u premton përkrahje

16 dhjetor 2020 | 12:26

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka pritur në takim përfaqësuesit e banorëve shqiptarë në Komunën e Graçanicës.

Në këtë takim, Lushtaku ka thënë se u ka premtuar atyre se do të angazhohet fuqishëm për realizimin e të drejtave të tyre legjitime.

“Pata kënaqësinë t’i mirëpres në takim përfaqësuesit e banorëve shqiptarë të Komunës së Graçanicës. Nga ta dëgjova me shumë vëmendje shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët shqiptarë në këtë Komunë. Ju premtova se do të angazhohem fuqishëm për realizimin e të drejtave të tyre legjitime”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Elegji për JASHAR SALIHUN) Nga: Isuf Sherifi Kosovë, prite Zogun…