
Lushtaku takoi ish-strukturat e RDK-së në Skenderaj, flasin për zgjedhjet në parti
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në kuadër të mobilizimit për zgjedhje të brendshme ka takuar sot ish-strukturat drejtuese të Rinisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.
Kryetari Lushtaku i ka falënderuar për kontributin e dhënë aktivistëve të RDK-së në fuqizimin e Partisë në Skenderaj, duke theksuar se kontributi i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm në fitoret e PDK-së në disa palë zgjedhje.
“Kontibuti i Rinisë në aspektin politik dhe organizativ ka qenë dhe do të jetë shtyllë e rëndësishme edhe në të ardhmen duke marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme, duke konkuruar në të gjtha nivelet e organizimit partiak”, theksoi kryetari Lushtaku.
Ai ka ftuar ish-strukturat e RDK-së të marrin pjesë në zgjedhje, pasi kualiteti i tyre profesional dhe intelektual është shumë i rëndësishëm për Partinë në të gjtha nivelet e organizimit politik.
Ish-kryetari i RDK-së në Skenderaj, Xhevat Dervishi, e falënderoi Kryetarin Lushtaku dhe Kryesinë e degës së PDK-së për bashkëpunimin, ndërsa ish strukturat e RDK-së i falënderoi për punën e tyre në PDK, duke çmuar kontributin e secilit aktivist.
Në takim ka marrë pjesë edhe sekretari i degës Fadil Nura, i cili po ashtu ka ftuar të gjthë aktivistët të bëhen pjesë e procesit zgjedhor që po realizon dega e PDK-së.